Tirana përmbytet në pak minuta shi, Erion Veliaj ‘noton’ në propagandë

Tirana përmbytet në pak minuta shi, Erion Veliaj ‘noton’ në propagandë

11:07, 08/11/2023
A+ Aa A-

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka pushtuar vendin mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shkaktuar kaos në Tiranë.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që rrugët e kryeqytetit të bëhen thuajse ta pakalueshme qoftë nga mjetet po ashtu dhe nga njerëzit. Shumë lagje në Tiranë janë nën pushtimin e ujit, nga mungesa e kanaleve kulluese apo mos funksionimi i pusetave.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet brenda pak minutash, pasi jo më larg se ditën e premte Tirana u përmbyt nga reshjet, madje uji arriti të futej edhe brenda në urban. Këto skena kanë treguar se fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj, se “Tirana është transformuar” nuk janë aspak të vërteta, por thjesht fasada. Kjo pasi, Bashkia e Tiranës është kujdesur të bëjë rregullim sipërfaqësor në shtrimin e trotuareve apo vijëzimet në rrugë, por ka harruar rrjetin e nëntokës, veçanërisht kanalizimet, që janë tërësisht jashtë funksionit.

Si të mos mjaftonte kjo, kryebashkiaku publikon një postim në rrjete sociale ku shprehet se: ‘Duhet të evitojmë lëvizjet e panevojshme’, po çfarë quan Veliaj lëvizje të panevojshme? Lëvizjet e prindërve që detyrohen të ‘notojnë’ në rrugët e Tiranës për të dërguar fëmijët në shkollë? Apo lëvizjet e studentëve/qytetarëve që nxitojnë për të kapur orarin e punës dhe të mësimit?

Është Veliaj ai që duhet të evitojë ndërtimet pa kriter dhe betonizimin, pasi kushtet me të cilat po përballen cdo ditë qytetarët e Tiranës, janë për të ardhur keq./BOLDNEWS

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco