‘Ishte një poshtërsi’/ Financial Times: Bashkimi Europian u befasua nga marrëveshja Rama-Meloni

‘Ishte një poshtërsi’/ Financial Times: Bashkimi Europian u befasua nga marrëveshja Rama-Meloni

10:47, 08/11/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Europian vazhdon të shprehë rezerva për marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Madje gazeta britanike, Financial Times shkruan se Brukseli ka mbetur i habitur.

“Marrëveshja Itali-Shqipëri e ka kapur në befasi Brukselin. Komisioni Europian u informua vetëm rreth një orë përpara se të shpallej,” shkruan gazeta.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si ndodhi, ishte diçka e poshtër,” tha një zyrtar i lartë i BE-së për gazetën.

Kurse Giorgia Meloni tha për median italiane se ata e kanë informuar Komisionin Europian dhe ai nuk shprehu kritika.

Ligjet e BE-së për azilin, duke përfshirë edhe reformën aktuale që po finalizohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, theksojnë se azilkërkuesit duhet të lejohen të qëndrojnë në shtetin anëtar gjatë procedurës së azilit.

Kjo vlen kur refugjatët arrijnë në territorin e një vendi, duke përfshirë ujërat e tij territorialë. Prandaj ka të ngjarë që plani i Italisë shkel ligjet e BE-së, në krye të komplikimeve sipas ligjit ndërkombëtar, shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco