Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

‘Marrëveshja për refugjatët, nul’/ Juristi i njohur 'çmonton' shkeljet kushtetuese dhe ligjore të Ramës

18:50, 07/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati Sokol Hazizaj ka folur për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të pritur nga Italia refugjatë nga vendet e treta, si dhe reagimin e KE, ku theksohet se nuk kanë detaje të marrëveshjes.

Hazizaj theksoi se kjo marrëveshje nuk ka transparencë që në momentin e parë të negocimit, për të shkuar më pas te miratimi dhe në këto kushte nuk duhet të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë.

 Avokati ngriti disa pyetje shumë thelbësore në lidhje me statusin e kryeministrit Edi Rama për të nënshkruar këtë lloj marrëveshje, ku sipas tij a është në cilësinë e përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë apo është në cilësinë e përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave.

Hazizaj: Në kuptimin Kushtetues dhe ligjor, një marrëveshje e nënshkruar nga kryeministri ka tre momente. Momenti i parë është negocimi, momenti i dytë është miratimi dhe momenti i treti ratifikimi në Parlamentin e Shqipërisë.

Nga ajo që konstatoj është se nuk është plotësuar në asnjë moment negocimi i kësaj marrëveshje. Është nënshkruar një marrëveshje nga kryeministri por cilat janë momentet paraprake të negocimit që mund të kenë bërë institucionet shqiptare në varësinë e Këshillit të Ministrave për hapat që do ndiqen më pas pas miratimit të marrëveshjes apo për të shkuar deri në marrëveshje.

Së dyti ajo që nuk kam kuptuar në vështrimin kushtetues, në respekt të nenit 121 dhe më pas të Kushetutës së Republikës së Shqipërisë, kjo është një marrëveshje e miratuar, ku personi i autorizuar është Këshilli i Ministrave apo është kryeministri sepse siç dihet, tabulati ligjor mbi të cilin ngrihet marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato dypalëshe, janë marrëveshje të cilat bëhen në emër të Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshje që bëhen në emër të Këshillit të Ministrave.

Në cilësinë e kujt është kryeministri në rastin konkret, është në cilësinë e përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë apo është në cilësinë e përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave?

Kjo marrëveshje nuk ka transparencë dhe në kushtet kur nuk ka transparencë në kuptimin kushtetues dhe ligjor kjo marrëveshje nuk duhet të ratifikohet në Kuvend dhe për më tepër ajo nuk duhet miratuar në Këshillin e Ministrave.

Cilat ministri janë pyetur në momentin e negocimit dhe cilat ministri do pyeten?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco