Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit/ Kepi: Nuk ishte e rastësishme, ka një grup pune që e ka realizuar

12:38, 07/11/2023
A+ Aa A-

Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, e ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentoi marrëveshjen e mjegullt për pranimin e refugjatëve që Kryeministri Edi Rama nënshkroi me Kryeministren italiane Georgia Meloni, në një akt të paprecedentë dhe në fshehtësi të plotë deri në momentin e firmosjes.  

Erdhi suprizë sepse unë e postova lajmin më herët dhe asnjë media nuk e kishte postuar, as zyra e shtypit të Kryeministrisë gjithashtu nuk e kishte përcjellë.

Dhe, dukej e çuditshme që Rama bënte një vizitë zyrtare në Itali, në Romë, ishte informuar të bëhet dhe një konferencë shtypi më pas dhe askush nuk e përcolli.

Këto janë absurditetet e medieve shqiptare që presin derisa Rama e publikon në Facebook dhe pastaj bëhet lajm i besueshëm. Dhe pse unë e kisha informacionet të gjitha, se në orën15:00 bëhej takimi, dhe më pas kishte një konferencë të përbashkët.

Ne e kishim një ose dy vite më parë, se mbase Shqipëria do bëhet pikë e zbarkimit të emigrantëve por nuk kishim një qartësi, madje dhe në atë vizitë që bëri Meloni në gusht, mendonim se ishte orientuar më shumë tek sektorët strategjik si energjia etj etj, e kishim anashkaluar këtë, prandaj erdhi si e papritur.

Ka pasur dhe informacione të tjera, por me sa mora vesh unë para një muaji patëm një sinjal të tillë, që unë ju përgjigja se kjo nuk është diçka e re sepse ishte thënë dhe herë të tjera.

Por, me sa duket Meloni nuk ka më ku të shkojë dhe ka gjetur ndoshta një plan dhe një agjendë pune që u vendos kur ishte në Dhërmi dhe u aktivizua dje.

Dhe jo, nuk mendoj se ishte një gjë e rastësishme por mendoj se ishte një grup pune që e kishte realizuar sepse Meloni e tha qartë që 'ne sot vetëm firmosim një protokoll, por janë ministritë përkatëse/përgjegjëse që do ulen për të hartuar të gjitha pikat'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco