Meta: Partia e Lirisë mbështet aksionin e opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese në parlament

Meta: Partia e Lirisë mbështet aksionin e opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese në parlament

12:05, 07/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu mbështetje për aksionin e opozitës për rivendosjen e të drejtave kushtetuese në parlament.

“Përgjegjëse e kësaj krize, e bllokimit thuajse total të Kuvendit, është drejtimi i telekomanduar nga kryeministri i shumicës parlamentare.

Partia e Lirisë qëndron e vendosur në të gjithë këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe opozitës.

Të drejta që ia jep Kushtetuta dhe në mënyrë të veçantë sa i përket çështjes së komisioneve hetimore në parlament; për sa i takon përfaqësimit të duhur të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore përmes përfaqësuesve që i zgjedh ajo me vullnetin e saj dhe jo që komandohen apo emërohen nga kryeministri dhe së treti për sa i takon zhbllokimit në parlament të të gjithë iniciativave ligjore, projektligjeve që ka iniciuar opozita, të cilat prej vitesh apo muajsh bllokohen nga mazhoranca në Kuvend.

Në të gjitha këto çështje dhe elementë thelbësorë për të rikthyer parlamentin në funksionalitet dhe normalitet, PL është e vendosur dhe qëndron së bashku me të gjithë kolegët e tjerë opozitarë,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco