Deklaroi se Paloka paska marrë leje ndërtimi, Hasanaj kërkon ndjesë: Më përdorën

Deklaroi se Paloka paska marrë leje ndërtimi, Hasanaj kërkon ndjesë: Më përdorën

11:35, 07/11/2023
A+ Aa A-

Sidi Hasanaj, pjesë e grupimit të Lulëzim Bashës, i cili pak ditë më parë hodhi akuzën se kryetari i Këshillit Kombëtar dhe deputeti i PD Edi Paloka paska marrë leje ndërtimi nga Edi Rama si investitor strategjik, në emër të bashkëshortes, dje ka kërkuar falje publike për shpifjen.

Kjo ndjesë publike erdhi pasi z.Paloka e dërgoi në gjykatë për shpifje.

Hasanaj ka pranuar se e kanë mashtruar dhe keqpërdorur. Ndërkohë asnjë prej mediave të Ramës dhe Bashës që përhapen me shpejtësi shpifjen, nuk e kanë bërë këtë me përgënjeshtrimin, siç i detyron ligji!

Në gjykatë do të vendoset sidoqoftë nëse deputeti i PD do ta pranojë ndjesën dhe ta tërheqë çështjen apo do ta ndjekë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco