Xhaferri: Të rinjtë, aseti ynë që nuk e këmbejmë me tepricat e emigrantëve që nuk do Italia!

Xhaferri: Të rinjtë, aseti ynë që nuk e këmbejmë me tepricat e emigrantëve që nuk do Italia!

11:19, 07/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Në një kohë kur hemorragjia e largimit të të rijnve është një plagë e hapur, vendosëm që së bashku të jemi injektorët e ndryshimit dhe pjesë integrale e rezistencës së frontit opozitar.

Rinia, mbështetja për të dhe kurimi i plagës së shpopullimit ishin kryefjalë e takimit që dje patëm me zotin Berisha, ku shpalosëm vizionin dhe pritshmëritë tona për aksionin opozitar dhe Shqipërinë e së ardhmes.

Pjesë e këtij takimi ishin të rinjë e FRPD, studentë dhe gjimnazistë të ditur, të mirëarsimuar dhe të sprovuar në protestat dhe aksionet opozitare.

Jo prezent, por me zemër në këtë takim me liderin e forcës sonë politike ishin edhe djemtë dhe vajzat tona në diasporë, kontributi i të cilëve është jetik për kauzën tonë.

Sot u zotuam se do jemi në ballë të rezistencës së opozitës pasi nuk e kemi luksin që rininë tonë ta këmbejmë as me aziatik e as me tepricat e emigrantëve që nuk do Italia për llogari të Edi Ramës.

Të bashkuar si asnjëherë për jetësimin e ëndrrës të prindërve tonë që shembën muret e regjimit gjakatar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco