Nesho: Rama na largoi më shumë nga BE, me refugjatët e kthen Shqipërinë në bombë me sahat!

Nesho: Rama na largoi më shumë nga BE, me refugjatët e kthen Shqipërinë në bombë me sahat!

10:46, 07/11/2023
A+ Aa A-

“Edi Rama është një aventurier politik, që i ka vënë qëllim vetes si të shkatërrojë Shqipërinë. Ai e shikon Shqipërinë si një çiflig ku mund të bëjë çfarë të dojë”, shprehet diplomati i njohur Agim Nesho, nënkryetar i Partisë së Lirisë.

i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Nesho parashikoi të gjitha problemet që i krijohen Shqipërisë me marrëveshjen që ka nënshkruar Kryeministri Edi Rama me homologen italiane Georgia Meloni për të pranuar refugjatë afrikanë që vazhdojnë të zbarkojnë me barka në brigjet e Lampeduzës.

Nesho vërejti se Rama “ka marrë të gjitha iniciativat si një klientelist për të zhdukur të gjithë atë problematikë reale që ekziston në Shqipëri. Shqipëria është vendi i narkotrafiqeve, i krimit të organizuar, i gjithë problematikës më negative që e bën të pamundur me këtë qeverisje të vendit që të bëhet një anëtar i Bashkimti Europian.

Prandaj, nga ajo që pretendojnë edhe mediat e moderuara italiane, për të thënë që Meloni ka premtuar futjen në Bashkimin Europian, unë mendoj se Rama e largon më shumë Shqipërinë për arsyen se me veprimin e fundit, marrëveshjen që ka bërë me Melonin, e kthen Shqipërinë në një bombë me sahat jo vetëm për çështjet e sigurisë .

Kini parasysh se ardhja e njerëzve, të cilët në mënyrë të dëshpëruar lënë vendet e tyre dhe nuk venë atje ku është destinacioni i tyre, shtetet e BE-së, por kthehen në Shqipëri (dihet që ka një konventë të BE-së që vendi i parë pritës ka dhe përgjegjësinë në çështjen e azilit politik dhe të tjera), me këtë veprim Italia lan duart duke mos e quajtur më përgjegjësinë që ka ndaj këtyre qytetarëve.

Shqipëria do të bëhet jo vetëm vendi që do të jetë një tranziti i “screen” dhe i pranimit të tyre, por në fund të gjithë asaj që do të ndodhë, shumica e tyre do të mbetet në Shqipëri dhe për disa vjet që mund të vazhdojë kjo iniciativë që nuk dihet e ndaj mbahet në mënyrë të mbylur, mund të ketë një rrezik tepër të madh të mbetjes të emigrantë afrikanë në vendin tonë ku ata në mënyrë të dëshpëruar, në mënyrën se Shqipëria nuk do t’i  kthejë, do të mbeten potencialisht në Shqipëri, duke krijuar jo vetëm probleme sociale, jo vetëm duke rrezikuar pronat, jetën në Shqipëri (sepse janë në kushte dëshpërimi), por do të na largojnë... Evropa nuk do të pranojë kurrë që Shqipëria të bëjë pjesë në BE dhe ata potencialisht, duke qenë se banojnë në Shqipëri, t’i pranojë në hapësirat e veta.”/ar.sh/SYRI.NET

Intervista e plotë me z. Nesho në videon e SYRI TV.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco