Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

KAFE SHQETO/ ‘Bashkimi i opozitës shqetësoi pushtetin’, Sulaj: Rilindja po shpopullon vendin të sjellë refugjatë

09:11, 07/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë këtë mëngjes Dashnor Sula, deputet i Partisë Demokratike. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

“Unë dua të shpreh keqardhjen për këto skena që jemi te detyruar , dhe që nuk e nderojnë kuvendin e Shqipërisë. Jemi të detyruar të sillemi në një formë të caktuar por nuk të lënë rrugë tjetër”.

Nuk kem parë kurrë skena të tillë që të mbyllen dyert e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ndalohen kurrë deputetët për të hyrë tek zyra e tyre tek zyra e grupit. Ata kishin qëllim të tregonin se në bëjmë çfarë të duam ne.

A ishte një diversion për të shmangur debatin për marrëveshjen me italinë për refugjatët?

Për të qene i vërtetë po ju them se fjalët qarkullonin por ishte gjithçka bunker. Pritej marrëveshja për ujin e jugut dhe për refugjatët.

Unë mendoj që të shkohet me thellë te kjo gjë.

Unë mendoj se kjo ngjarja në parlament ata donin ta lidhnin me kërkesën për Berishën. Sot nuk kanë për ta bërë një gjë të tillë. Aq shejtanë janë sa nuk lënë gjë pa bërë. Këta mendojnë se janë vetëm për të drejtuar, për të vjedhur….

Çfarë ndodh nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga kjo sjellje e qëndrimet e saj?

Unë ndjej keqardhje për një pjesë njerëzish që kanë i bëjnë fresk pushtetit. Shikoj këtë marrëveshjen me Italinë. Kemi mijra shqiptarë që ikin dhe duan të sjellin me mijëra refugjatë.

Po shpopullohet ky vend. Dhe pas 50 vjetësh Shqipëria do të jetë ne një gjendje katastrofike. Këta përdorin të gjithe metodat që shqiptarët të ikin nga ky vend. Rasti i bonusit të bebeve. Taksat për shtresën e mesme e profesionet e lira. Kanë një politike te pastër shpopullimi. Po ikin përditë shqiptarët.

Cila është strategjia që po rakordoni?

Ajo çmenduri kolektive qe ka nis me 2019 nga Basha qe e çoi në këtë derexhe këtë opozitë. Djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhjet vendore etj etj. Edhe fondet qe kemi kontribuar paskan kaluar diku...

Tani që u bashkua opozita, u shqetësua edhe pushteti. Aksioni opozita është për tu falenderuar. Ne duhet të sakrfikojmë pasi demokratët nuk kanë patur faj pse nuk gjenim gjuhen e përbashkët me njëri tjetrin.

Deri ku do te arrini?

Do ta shikojmë. Unë nuk jam njeri i dhunshëm. Nëse do të ketë martirë, le të ketë pasi deri aty kanë shkuar fatet e këtij vendi.

Një koment për qëndrimin e deputetit Agron Shehaj?

Unë duhet të shikoj përtej pragut. Burrat në një moment tregojnë sakrificën që bëjnë për popullin. Prandaj je politikan, për sakrifica ose rri bëj biznes e pasurohu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco