Marrëveshja Rama-Meloni/ Murati: Duhej transparencë para nënshkrimit! Vendet e Afrikës e refuzuan

Marrëveshja Rama-Meloni/ Murati: Duhej transparencë para nënshkrimit! Vendet e Afrikës e refuzuan

22:27, 06/11/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Meloni për emigrantët,

I ftuar në ‘Open’, Murati theksoi se marrëveshja duhej bërë transparente para nënshkrimit. Ai deklaroi se gjitha vendet e Afrikës Veriore e kishin refuzuar.

Murati: Për çështje të politikës së jashtme, Rama duhet të bëjë më shumë transparencë dhe të jetë i hapur. Edhe çështjen e Ballkanit të Hapur kur Rama e shpalli të vdekur foli për herë të parë në Ulqin dhe më pas në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe sot e kësaj dite nuk u ka dhënë një shpjegim qytetarëve shqiptarë se pse është shpallur i vdekur. Minimalisht mungon transparenca në këtë protokoll bashkëpunimi.

Ky është një protokoll bashkëpunimi. Pavarësisht se nuk është precedent është për t’u çuditur që ne gjithmonë i marrin vesh çështjet e interesit publik nga media të huaja. Edhe detajet i kanë publikuar nga mediat italiane. Janë emigrantë që vijnë nga vendet afrikane.

E para, transparenca. Para se t’i njoftohet publikut italian, duhet të ishte njoftuar publiku shqiptar. Italia u la në baltë nga vendet e Bashkimit Evropian. Edhe vendet e Afrikës Veriore kishin refuzuar për të bërë këtë kamp. Çdo vend i Afrikës Veriore kishte refuzuar për ta ndërtuar këtë kamp. Nuk bëhet fjalë të vihet në diskutim siguria publike. E kemi treguar me ujgurët, me muxhahedinët iranianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco