Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bardhi: Kryesia e Kuvendit po trajtohet si vila e Lindita Nikollës, e blerë me paratë e korrupsionit

10:42, 06/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi komentoi skandalin e Lindita Nikollës, e cila bllokoi hyrjen e deputetëve të opozitës brenda në zyrat e tyre.

“Kjo tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.

Deputetët e opozitës nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e grupit, sepse ky është vendimi i regjimit të Edi Ramës.

Nuk lejohen të aksesojnë zyrat e tyre në kryesinë e Kuvendit, duke e trajtuar kryesinë e Kuvendit si vilën e Lindita Nikollës, e blerë me paratë e korrupsionit.

Kryetarja aktuale e Kuvendit është i vetmi njeri, ministre arsimi, që është akuzuar nga kolegët e vet, që çonte badigardin për të marrë 3 mijë euro për një vend pune.

Me lekët e korrupsionit bleu shtëpinë e saj, tani po e trajton edhe godinën e shtetit si shtëpinë e saj.

Kolegët që lejohen do jenë aty për të treguar se ky është Kuvendi privat i Edi Ramës.

Deputetët e opozitës kanë qenë dhe do jenë në betejë me këtë regjim.

Kaq punonjës garde dhe punonjës të ruajtjes së sigurisë nuk u çohen bandave më të rrezikshme kriminale, i kanë vendosur përballë deputetëve të opozitës,” tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco