Qeveria do organizojë samit paçe-pilaf për Diasporën?- Axhendë tallavaje, askush nuk duhet të luajë me Diasporën

Qeveria do organizojë samit paçe-pilaf për Diasporën?- Axhendë tallavaje, askush nuk duhet të luajë me Diasporën

22:52, 04/11/2023
A+ Aa A-

Mërgata Shqiptare në një deklaratë është shprehur se nën kujdesin e qeverisë e ministrave të saj së bashku me bukuroshe bredhacake të pa puna e axhendë tallavaje duan të bëjnë mbledhje Diaspore në fund te muajit Nëndor në Tiranë

Postimi:

Nën kujdesin e qeverisë e ministrave të saj së bashku me bukuroshe bredhacake të pa puna e axhendë tallavaje duan të bëjnë mbledhje Diaspore në fund te muajit Nëndor në Tiranë.

Qeveria të organizojë Diasporën...?

Dmth. të kontrollojë edhe Diasporën që janë njerëzit që kanë ikur e lënë vendin nga sytë këmbët nëpër botë nga kjo qeveri dhe paraardhëset e saj si pasojë e paftësisë dhe e shkaterrimit qe i bënë vendit në çdo aspekt.

Qeveria Drama me Majkon ministër Diaspore disa vite më parë organizoi një samit qesharak të ngjashëm ku u mblodhën në pallatin e kongreseve dhe hëngrën pilaf të paguar nga qeveria.

Zero rendiment apo rezultat u shënua nga ky samit pilafi.

Kurdoherë do të gjenden refugjatë të pa ngopur që do të hanë pilaf në kazanin e qeverisë dhe qeveria do te përpiqet pa fund të gjejë njerëz qe të hanë në kazanin e saj dhe ti kontrolloje si Diasporë për interesat e saj prapagandistike e elektorale.

Diaspora duhet të ketë kërkesa dhe program të qartë Politik se si të kthehet vendi në një shtet ligjor e dinjitoz, të ndalet krimi dhe vjedhja, autoret e vjedhjes 30 vjeçare të ndiqem me paketë ligjore për 99 vjet për konfiskim të pasurisë për çdo individi që ka vjedhur. Diasporës me ligj duhet ti krijohen lehtësira në  investime, privatizime e në çdo sektor ekonomik si garanci për shkeputjen e krimit dhe informalitetit nga ekonomia kombëtare. Dhe mbi te gjitha duhet te beje presion e te sanksionohet me ligj e drejta e votës së Diasporës si një e drejtë elementare që na takon pavarësisht se ku ndodhemi si residentë të përkohshëm.

Çojeni zërin kundër diskretitimit të rolit të Diasporës me samite pace-pilaf apo me bukuroshe që kanë mjel lopën si profesion dhe për shkak të shalës erotike të falur nga natyra e trajtojnë emigracionin dhe Diasporën si atraksion për tu dukur studiove te TV te ndërtuara me paratë e drogës.

Paraja e Diasporës mban ere SAKRIFICE dhe është i pastër si pika e lotit që lëshuan secili nga ne mbi faqe kur u detyruan të linin vendin me dhimbje.

Kapitali i Diaspores është i krijuar si rezultat i punës se ndershme në një ambient me konkurence me të ashpër të mundshme në vendet më të konsoliduara ekonomikisht anembanë botës. Emigracioni Shqiptar e ka filluar përpjekjen për sukses me disavantazhet më të mëdha të mundshme dhe ja kane dalë kudo nga Meksika në Japoni dhe nga Suedia në Australi.

Të jesh Shqiptar je një hap para botës në sakrifica. Sakrifica është sfida jonë si race.

Diaspora Politike duhet të marrë pjesë në qeverisjen e vendit pasi ka gjithë resurset e inteligjencës Kombëtare në gjirin e saj. Diaspora Shqiptare po shkëlqen në drejtimin e manaxhimin e kapitalit anembanë botës me sukses domëthënës për më shum se 30 vjetë duke perfshirë dhe gjeneratat që  i kanë lënë trojet Shqiptare përpara rënies se komunizmit.

Askush nuk duhet të tentojë të luajë me imazhin e Diasporës. Ajo ka struktura përfaqësuese shumë dinjitoze.

Detroit Diaspora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco