VIDEO/ Bardhi akuza për kryepolicin e Tiranës: Tonin Vocaj ushtar i Taulant Ballës dhe krimit të organizuar

21:40, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Ky i fundit shkoi sot në sallën e parlamentit pas protestës së deputetëve të opozitës, sepse mazhoranca nuk i dha kohën për të folur dhe të drejtat e saj.

Sipas Bardhit, Tonin Vocaj nuk është vetëm ushtar i Taulant Ballës, por edhe i bandave të krimit.

‘Tonin Vocaj, nuk është vetëm ushtar i Taulant Ballës, është ushtar i mirëfilltë i krimit të organizuar.

Ka hetime të SPAK ku përmendet zotëria në fjalë. E meqë ishim të SPAK i bëj thirrje të mos veprojë me hapin e ngadaltë që vepron sa herë preken interesa të caktuara, por ta hetojë atë dosje ku ky individ me uniformë policie, ka komunikime me banda të krimit të organizuar dhe në vend që të vijë në parlament të shkojë në SPAK të japë llogari.

Nuk kam pasur kurrë asnjë kompleks të kritikoj SPAK, apo këdo tjetër për çështje konkrete. Në parim unë besoj te drejtësia dhe ndarja e pushteteve dhe tek shteti ligjor. Sa kohë që grupi parlamentar i PD, ka mbështetur SPAK dhe ngritjen e tij me votë, padyshim që ne do të duhet ta mbështesim dhe nxisim që të bëjë detyrën’, deklaroi Gazment Bardhi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco