‘Polici i Ballës në seancë’/ Abilekaj: Përdhosje e parlamentit! Rama çoi në SPAK protestën e opozitës

21:37, 02/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Enton Abilekaj, ka folur për zhvillimet politike në sallën e parlamentit mes opozitës dhe mazhorancës.

Abilekaj është ndalur te një skandal i madh shkuarjen e një polici në sallën e seancave plenare duke e quajtur përdhosje të parlamentit.

Sipas gazetarit, nqs ky polic ka shkuar me urdhrin e Taulant Ballës në sallën e parlamentit, atëherë ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet urgjentisht pasi është e palejueshme.

Gjithashtu Abilekaj u ndal edhe te protesta e opozitës në sallën e parlamentit dhe përplasjen mes deputetit opozitar Bledion Nallbati dhe atij të mazhorancës Vullnet Sinaj, ku sipas gazetarit Rama protestën e opozitës e ka çuar në SPAK, edhe pse ky i fundit nuk ka të drejtë të hyjë në parlament.  

Abilekaj: Sot ka ndodhur një skandal shumë i madh, që të përdhoset salla e seancave nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Kjo përdhosje që ka ndodhur sot duke futur policinë në parlament kjo e shkatërron parlamentarizmin në Shqipëri. Nuk mund të ndodhë kjo! Çfarë do hetojë një polic në parlament? Si guxon një polic të hyjë në parlament. Çfarë do bëjë? Ç’do të thotë hyrja e policit në parlament me urdhrin e Taulant Ballës. Nqs Taulat Balla e ka urdhëruar këtë duhet të shkarkohet urgjentisht. Kjo është përdhosje e parlamentit është e palejueshme. Kjo nuk mund të kalojë kështu.

Pas tentativës së Ramës për ta çuar çështjen te drejtësia, shkon i mohon të drejtat opozitës dhe protestën e opozitës e çon në SPAK. Ka çuar Bledion Nallbatin në SPAK. SPAK nuk ka të drejtë të hyjë në parlament, ajo është një çështje që ndodh në parlament dhe mbaron në parlament. Dhe pasi ndodh kjo këta çojnë policinë atje dhe nesër do fillojnë të arrestojnë deputetët në sallë, ky është një skandal që nuk mund të pranohet në një vend demokratik. Vetëm garda lejohet me raste të caktuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco