Spiropalizohet edhe Taulant Balla: Policia është e kriminalizuar edhe në Britani, më tha Braverman, edhe atje po vetëpastrohen

Spiropalizohet edhe Taulant Balla: Policia është e kriminalizuar edhe në Britani, më tha Braverman, edhe atje po vetëpastrohen

21:12, 02/11/2023
A+ Aa A-

Kriminalizimi i nivelit më të lartë të Policisë së Shtetit është tashmë një fakt. I provuar edhe nga partnerët ndërkombëtar pas zbërthimit të aparateve telefonikë SKY ECC.

Këtë gjë e pranon edhe ministri Brendshëm, Taulant Balla.

Përtej asaj se mbi vetë Ballën rëndojnë akuza si personazh politik i lidhur me bandat dhe si mik i tyre, ku përveç akuzave të opozitës, kujtojmë këtu akuzat e oficerit të policisë Nuhu, i cili e ka akuzuar publikisht Ballën për shantazh në zyrën e tij në Fushë Krujë.

Megjithatë çudia ka ndodhur. Edhe Taulant Balla spiropalizohet. Në një deklaratë të tijën ku ai pranon kriminalizimin e policisë, dhe flet për vetëpastrim, ai mundohet të bëjë një krahasim të pakrahasueshëm duke thënë se edhe Britania e Madhe ka të njëjtin problem dhe këtë ma ka thënë sekretarja britanike Braverman, thotë Balla. Njëlloj si Spiropali që për ngjarje tragjike që ndodhin në Shqipëri thoshte se këto ndodhin edhe në Amerikë, madje bëhen edhe filma.

Komenti i Ballës:

 “Sfida e vetëpastrimit të policisë, nuk është një sfidë vetëm e policisë së shtetit shqiptar. Gjatë një bisede me sekretaren Braverman, ndamë të njëjtin vlerësim që edhe në Britani ajo është e angazhuar në procesin e vetëpastrimit të policisë dhe besoj që kjo është diçka që e diskutoj shpesh me të gjithë homologët e vendeve të Bashkimit Europian, por jo vetëm. E vërteta është që ka ekzistuar dhe ekziston edhe për shkak të fenomenit të familjaritetit, mungesa e një ndarjeje të qartë dhe mungesa e respektimit të kodit etik, dhe të ligjit lidhur me kontaktet që mund të ketë një drejtues apo efektiv çfarëdo i policisë. Është e patolerueshme që një drejtor i një drejtorie vendore, të shfaqet në publik, në prani të personave që janë subjekt i punës së policisë, i regjistruar në regjistrat e punës së përditshme. Kjo jo vetëm që prish kredibilitetin, por në çdo rast nxjerr informacionin.

E vërteta është që kemi patur shumë operacione policore të cilat janë tradhtuar nga brenda policisë për shkak të rrjedhjes së informacionit. Ju e dini se dokumentimi i shumë aktiviteteve kriminale varet shumë nga befasia, momenti i parë i kontrollit ku mund të gjesh informacione të vyera. Unë mund të ndaj me ju faktin që ne kemi zbuluar një rast të një trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike, mes Shqipërisë dhe një vendi fqinj për fatin e mirë që për asnjë moment nuk pati asnjë dekonspirim të këtij operacioni nga ato që kemi gjetur mund të shkojnë për të zbuluar plot ngjarje të tjera kriminale. Raste si këto do të kemi edhe në ditët në vijim”, u shpreh Balla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco