Spaho: Opozita nën sulm të paprecedentë nga mazhoranca për ta eliminuar tërësisht

Spaho: Opozita nën sulm të paprecedentë nga mazhoranca për ta eliminuar tërësisht

21:18, 01/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka folur për tensionet në komisione ku opozita nuk lejoi zhvillimin e tyre, me mazhorancën që i zhvilloi ato online.

I ftuar në "Ora e Betit", Spaho u shpreh se po bëhen dy vjet që opozita ndodhet në një sulm të paprecedentë nga mazhoranca për ta eliminuar tërësisht atë.

Spaho: Nuk është hera e parë, po bëhen 2 vjet që ne ndodhemi në një sulm të paprecedentë të mazhorancës për të mohuar cdo të drejtë të opozitës për ta eliminuar tërësisht atë dhe në vendin tonë të emërohet opozita e Lulzim Bravës.

Të marri ajo të gjitha atributet e privilegjet e punës në Kuvend. Ju e dini prej kohësh mazhranca ka emëruar kryetarin e partisë Demokratike, mazhoranca ka përcaktuar se kush është grupi parlamentar i partisë Demokratike, mazhoranca ka përcaktuar kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Mazhoranca nuk na lejon të krijojmë komisione hetimore prej dy vitesh me argumentin qesharak se po rishikojmë ligjin e komisioneve hetimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco