Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vetë u bë pjesë e skenarit të ndarjes së Kosovës/ Rama 'shqetësohet' nga deklaratat e Dodikut: Pse nuk reagon BE-ja

Vetë u bë pjesë e skenarit të ndarjes së Kosovës/ Rama 'shqetësohet' nga deklaratat e Dodikut: Pse nuk reagon BE-ja

18:08, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Përmes një statusi në platformën X, Rama shprehet se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së lidhur me këtë deklaratë të cilën e cilësoi të rrezikshme dhe nxitëse

“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!” – shprehet Rama.

Por është po Rama që iu bashkua skenarit të ngjashëm që ka kërkuar Dodik-u, kur u bë pjesë dhe kalorësi kryesor i skenarit të ndarjes së Kosovës disa kohë më parë.

As më pak e as më shumë se kaq nuk ka kërkuar edhe Dodik, një shtet serb brenda të cilit të përfshihen pjesë nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco