Super-prefektët/ Meta kundër projektligjit: Centralizim i pushtetit abuziv në duart e Ramës

Super-prefektët/ Meta kundër projektligjit: Centralizim i pushtetit abuziv në duart e Ramës

12:57, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot gjatë një konference shtypi se projektligji "Për prefektin", që po kërkohet të ndryshohet nga qeveria, duke ia forcuar pozitat, është super centralizim i pushtetit në duart e Kryeministrit, ndaj do ta kundërshtojnë fuqimisht.

“Një shembull tjetër i kësaj kapjeje monstruoze të shtetit është edhe projektligji “Për prefektët”, projektligji i ri, - vërejti Meta. -  Është supercentralizimi i pushtetit abuziv në duart e Kryeministrit, ai që nuk e lejon Shqipërinë të ecë përpara dhe të marrë frymë, ndaj e kundërshtojmë fuqimisht këtë iniciativë të re ligjore për t'i dhënë fuqi më të mëdha ekzekutive prefektëve, pra, të emëruarëve të Edi Ramës, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë zgjedhur kryebashkiakët e tyre.

Pasi rrëmbeu shumicën e kompetencave të pushtetit lokal, përmes ndryshimit të ligjeve të ndryshme, Edi Rama miraton këtë ligj që shkon kundër “Për vetëqeverisjen vendore”, duke cenuar autonominë e organeve të pushtetit vendor që burojnë vetëm nga vota e sovranit dhe që s’mund të jenë skllevër të kryeministrit apo të mazhorancës parlamentare.

Kjo është përpjekja e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor, në duart e qeverisë, për të shkatërruar vullnetin e qytetarëve dhe për të asgjësuar autonominë vendore dhe decentralizimin,” nënvizoi kreu i PL/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco