KAFE SHQETO/ Video e Bajrëve, avokati: Ka politikanë të lidhur me ta

09:33, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, publikoi videon (e mërsipërme) që faktoi, përfshirjen e bandës së Bajrave në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër, në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, kryebashkiakut Benet Beci.

Videoja, që u denoncua nga lideri i opozitës, tregon se si anëtarët e bandës së Bajrave, së bashku me përfaqësues të Partisë Socialiste, hynin në qendra votimi, duke ushtruar terror të votuesit, pavarësisht se ishin persona të paautorizuar dhe me ligj ndalohen të hyjnë në qëndrat e votimit. 

Për të folur për këtë video skandal të zgjedhjeve të 14 majit, që ditën e djeshme ishte në qendër të diskutimeve, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, avokati Redi Ramaj. Ai u shpreh se ka politikanë të lidhur me këta individë.

Rama: Nuk duhet të pranojmë më të përsëritet në asnjë zonë zgjedhore sepse janë fenomene të rrezikshme. 

KAFE SHQETO: Në parim është shumë e bukur po si konkretisht përballet çdo lloj faktori opozitar me këtë kundërofertë që ka qeveria. Kjo është pyetja. Domethënë qeveria ka gurin, arrën dhe të fortin e lagjes. Si nuk e pranon? 

Rama: Janë disa individë në videon e transmetuar të identifikuar, janë politikanë të cilët janë të lidhur me këta individ të provuar të paktën, të paktën, nga videot që dalin. Në asnjë rast nuk duhet të pranohen më ndërhyrje të këtyre individëve në situata të tilla. Me formën që duhe të përjashtohen këta politikanë, këta individë nga spektri politik në momentin që kanë lidhje të tilla. Është bërë një veting në drejtësi dhe një nga kriterët për gjyqtarët dhe prokurorët ishte pastërtia e figurës. Pse jo mos të kemi një situatë të ngjashme për pastëritë e figurës së politikanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco