Kur Berisha theksonte se mbështetja për pronarët ishte pjesë e programit qeverisës

Kur Berisha theksonte se mbështetja për pronarët ishte pjesë e programit qeverisës

10:52, 28/10/2023
A+ Aa A-

E vërteta e thjeshtë.

Nga Luçiano Boçi

Në dosjen hetimore Berisha akuzohet se ndryshimet e tij në “Ligjin për pronat” dhe “Ligjin për sportin”, u bënë enkas për të favorizuar familjet pronare ku trashëgimtar ishte dhe dhëndri i tij z. Malltezi. Vetë Berisha ka theksuar se mbështetja për pronarët ishte pjesë e politikave të tij programore. Ai synonte përkrahjen e pronarëve në tërësi.

Si është e vërteta?

Nuk do as mend, as kalem! Mjafton t’i referohesh prezantimit të programit qeverisës të z. Berisha 2005-2009, në fjalën e tij të parë si Kryeministër i Shqipërisë në shtator të vitit 2005 në parlament, që gjithkush mund ta aksesojë në faqen Web: https://shtetiweb.org/.../programi-qeverise-sali-berisha.../

1. Midis të tjerave ai thekson qartë dhe paralajmëron ndryshime ligjore dhe iniciativa për pronën. Objektivi i qeverisë së tij ishte i qartë: “…rikthimi me përparësi i pronave të institucioneve të kultit; rikthimi i pronave ish-pronarëve mbeten zotimet tona për respektimin e lirive dhe të të drejtave të qytetarëve shqiptarë”dhe “qeveria do të ndërmarrë përmirësime ligjore dhe institucionale për garantimin e të drejtave të pronësise përfshirë pronësinë intelektuale”.

Për pronat që nuk mund të riktheheshin, saktësonte qartë se çfarë do bëhet: “…Kompensimi i të gjitha trojeve nga qeveria, pronarëve të mëparshëm”.

Plus kësaj, vetëm pas 100 ditësh qeverisje, ai do të deklaronte midis te tjerave se ndër sukseset e arritura sipas programit politik: “…Do të vlerësoja ligjet për reformën e pronësisë, mendimin e ligjit të pronave ….”

2. VKM-në që ndryshonte mënyrën e pagesës për privatizim të objekteve në pronat e kthyera, me letra me vlerë, Berisha nuk e bëri enkas për Malltezin pronar, por për të gjithë pronarët. Dhe këtë e vërteton paralajmërimi në programin politik qeverisës në 2005!

Ja çfarë transmeton në fjalën e tij: “…Privatizimin e plotë të sektorëve strategjikë duke përfshirë këtu dhe përdorimin e letrave me vlerë të qytetarëve shqiptarë”

3. Ndërsa “presioni” i supozuar i administratës është thjeshtë dhe vetëm një vënie në jetë e premtimit të tij solemn: “…Zbatizimi me rigorozitet dhe në kohë i të gjitha vendimeve të të gjykatave, urdhrave dhe vendimeve të institucioneve, ndëshkimi me rreptësi i shkelësve të ligjit pa asnjë dallim.”

Qartësisht, thjeshtë e pastër ndryshimet ligjore janë në përputhje me programin e reformave politike qeverisëse, nuk përbëjnë favore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco