KAFE SHQETO/ Lapsus për të lehtësuar Berishën? Kalaja: Teori e neveritshme

KAFE SHQETO/ Lapsus për të lehtësuar Berishën? Kalaja: Teori e neveritshme

09:58, 25/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në media u fol për një teori konspirative për çështjen 'Partizani' ku thuhej se kanë bërë çdo gjë gabim për t'ia bërë më të lehtë punën mbrojtësve të Sali Berishës dhe për t'i bërë atij një nder tek opinioni publik duke e martizuar padrejtësinë e radhës që po i bëhet liderit të opozitës.  

Por juristja, Adriana Kalaja, e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV, për të folur për çështjen 'Partizani' tha se kjo nuk është e vërtetë, se nëse do të donin të lehtësonin liderin e opozitës, Sali Berisha, nuk do të hapnin fare këtë çështje, e cila daton që në vitin 2020.

Kalaja: Dosja ka probleme shumë të mëdha. Probleme që lidhen qoftë me anën proceduriale, qoftë dhe me materien, që në gjuhën e jurisprudencës themi me themelin që e mban këtë dosje në këmbë ose këtë ngritje të akuzës. Doja të bëja me dije dhe për opinionin publik se nuk jemi përpara faktit që u bë gjithë kjo gjullurdi e madhe sepse nuk është pak të arrestohet një person teksa priste bashkëshorten në aeroport dhe gjithë mediat që i shërbejnë regjimit ta shesin sikur ky po arratisej.

Në fakt ngatërrojnë pozicionin e zv/kryeministrave të tyre, të ministrave të tyre, të cilët sot tashmë janë në arrati, me disa persona të nderuar, të cilët në asnjë moment nuk kanë shkelur ligjin, të cilët janë thjesht përfitues të një të drejte të shkelur prej 45 vitesh dhe që fajin më të madh që kanë bërë, qoftë për zotin Malltezi, që është dhëndri i zotit Berisha, qoftë për zotin Berisha, i cili është një opozitar pa kompromis.

Kështu që unë në fakt e neveris atë tezen që e kam dëgjuar këto ditë që gjoja e gjithë ky lapsus i madh është bërë për t'i bërë nder Berishës. Nëse ato donin t'i bënin nder Berishës nuk e hapnin fare dosjen, sepse aty nuk ka çfarë të hapet, nuk ka as për çfarë të hetohet, se nëse do t'i shikojmë dhe afatet është një kallzim që daton në 2020. 

Pasi e ke mbajtur një dosje prej 3 vitesh gjoja nën hetim, ti shkon dhe kërkon masa Sigurimi personal me persona që ti nuk i ke kualifikuar as si të pandehur, pra me persona nën hetim, për të cilët ligji thotë se do të vazhdojë hetimi. Kështu që unë e konsideroj e para si një goditje ndaj opozitës, e dyta mendoj se është për të shmangur vëmendjen nga e gjithë kjo çfarë po ndodh në realitetin shqiptar dhe e treta personalisht mendoj se situata e zotit Rama në lidhje me çështjen McGonigal nuk është aq e qetë sa mundohen të na e paraqesin subjektet politike që janë të lidhura me pushtetin.

Ndiqni të plotë intervistën:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco