Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mustafaj: Rama ka futur në kurth Shqipërinë përmes përdorimit të drejtësisë penale! SPAK jo serioz me dosjen ndaj Berishës

22:01, 24/10/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit 'Brain Gain' në PD, Andi Mustafaj, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit të sulmit politik të SPAK kundër kryedemokratit Sali Berisha.

Mustafaj ka theksuar se Edi Rama ka ngritur një kurth të madh ndaj Shqipërisë nëpërmjet përdorimit të drejtësisë penale dhe sot jemi përpara këtij fakti.

Sipas Mustafaj, kur prokuroria ndërhyn ndaj politikanëve, sidomos ndaj politikanëve kaq të rëndësishëm si zoti Berisha për atë që ai përfaqëson në opozitën shqiptare sot, ajo duhet ti imponojë vetes kritere rreptësie akoma më të mëdha sepse çdo gjë që bën në këtë fushë dhe mund të cilësohet dhe është politikë.

‘Por sot jemi në një situatë të tillë ku mënyra e veprimit të SPAK ngritja e dosjes prej tij, serioziteti i munguar me të cilin po e trajton këtë çështje kaq thelbësore, ngre dyshime të thella për popullsinë shqiptare dhe ndaj ne demokratëve më në veçanti për vërtetësinë e akuzave që po ngrenë dhe për qëllimin e thellë të kësaj lëvizje’, u shpreh Mustafaj.

Mustafaj: Kemi një situatë ku Edi Rama ka përgatitur një kurth ngadalë e ka nxjerrë një kurth të madh ndaj Shqipërisë nëpërmjet përdorimit të drejtësisë penale dhe sot jemi përpara këtij fakti.

Por kur prokuroria ndërhyn ndaj politikanëve, sidomos ndaj politikanëve kaq të rëndësishëm si zoti Berisha për atë që ai përfaqëson në opozitën shqiptare sot, ajo duhet ti imponojë vetes kritere rreptësie akoma më të mëdha sepse çdo gjë që bën në këtë fushë dhe mund të cilësohet dhe është politikë pasi ne nuk duhet të kemi frikë të themi fjalën politikë se është bërë gati si një fjalë e pisët.

Fjala politikë nuk është fjalë e pisët dhe ne duhet ta përvetësojmë dhe nqs nuk e kuptojmë se sa e thëllë është kjo fjala politikë atëherë nuk mund të kuptojmë rëndësinë e veprimtarisë së SPAK ndaj zotit Berisha.

Ajo që është e rëndësishëm është se nuk ka një demokrat që thotë të mos ndëshkohet dikush që ka kryer një vepër penale të vërtetuar kundrejt tij.

Por sot jemi në një situatë të tillë ku mënyra e veprimit të SPAK ngritja e dosjes prej tij, serioziteti i munguar me të cilin po e trajton këtë çështje kaq thelbësore, ngre dyshime të thella për popullsinë shqiptare dhe ndaj ne demokratëve më në veçanti për vërtetësinë e akuzave që po ngrenë dhe për qëllimin e thellë të kësaj lëvizje.

Apatia për të luftuar kundrejt këtyre gjërave sjell pak e nga pak fitoren e sigurtë të padrejtësisë në vendin tonë dhe në përfundim qytetarët shqiptarë do e pësojnë pasi liritë e tyre do hahen në të shumtën e rasteve derisa të bëhen vartës të një pushteti absolut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco