Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuzat e socialistëve/ Bumçi: Ndryshimi i destinacionit është bërë nga Edi Rama! Prokuroria nuk e thotë me emër

20:04, 24/10/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi ka sqaruar akuzat e socialistëve që thonë se ndryshimin e destinacionit të pronës në vitin 2006 është bërë nga qeveria demokrate.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, Bumçi theksoi se të dhënat janë edhe në dosjen e prokurorisë që është bërë nga KRRT e Bashkisë Tiranë, me Edi Ramën kryetar në vitin 2006.

Sipas Bumçit, ajo që është më e rëndë është fakti që prokuroria në dokumenta nuk e thonë me emër se kush e ka firmosur dhe kjo do të thotë shumë për gjendjen e organit të akuzës.

Bumçi: Kjo është edhe në dosjen që është bërë publike dhe në dokumeta publike është bërë nga KRRT e Bashkisë Tiranë, zoti Rama në vitin 2006. Kjo është edhe te dokumetat e prokurorisë nuk e thonë me emër që tregon shumë dhe flet shumë për gjendjen ku është organi i akuzës por po e lëmë mënjanë, është bërë nga Bashkia Tiranë, Këshilli i Territorit Tiranë, si ambiente të cilat ishin tjetërsuar dhe e kishin humbur funksionin dhe për këtë ka edhe fakte të tjera që ishin të paktën 42 familje që kishin uzurpuar dhe ndërtuar në mënyrë ilegale.

Me vendim të Bashkisë Tiranë dhe zotit Rama si kryetar është marrë ky vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco