'Mesazh në mbarë Shqipërinë’/ Berisha: Mblidhemi për të rritur ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

'Mesazh në mbarë Shqipërinë’/ Berisha: Mblidhemi për të rritur ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

19:27, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në selinë blu në kuadër të sensibilizimit për kancerin e gjirit, ‘Tetori rozë’.

M’blidhemi për të dhënë një mesazh në mbarë Shqipërinë, për të rritur ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit’, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt. Një nderim të veçantë për të gjitha ju zonja dhe zonjushe, të pranishme sonte në këtë aktivitet me një domethënie shumë të madhe humane, njerëzore. Me një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat e këtij vendi të cilat janë padiskutim pjesa, ose gjysma e kombit më aktive, më kreative, më vitale dhe më e rëndësishme.

Unë dua të falënderoj Erjetën që ka bërë të mundur të hapim këtë aktivitet me veprat e saj në mozaik që shkrijnë të gjithë ndjenjat e Erietës për gruan, femrën, Tiranën, qytetin e saj, me të vërtetë mozaik shumë i veçantë, me frymëzime nga impresionistë, nga piktorë të tjerë me frymëzime nga qyteti.

Ka aty një vepër ‘Tirana që qan’, është një kryevepër kushtuar barbarisë së vërtetë që përjetoi qyteti në rrafshin urbanistik, arkitekturor.

Të nderuara të pranishme!

Sot ne mblidhemi për të dhënë një mesazh në mbarë Shqipërinë, për të rritur ndjeshmërinë e nënave, motrave, vajzave, grave shqiptare ndaj një armiku të egër, pa mëshirë, që merr çdo ditë në mënyrën më të pamerituar jetët e tyre dhe në çdo moshë.

Kanceri është një armik i egër i njeriut, siç është sëmundja në tërësi, ndaj duhet luftuar, duhet ruajtur vetëdija e madhe konstante e përditshme kundër tij. Nga format e përhapura jo pak, është kanceri i gjirit, por ky lloj kanceri ka një raport të veçantë me kapjen, zbulimin e tij të hershëm. Dhe nëse ne rritim vetëdijen e vajzave, grave për rëndësinë e jashtëzakonshme për kapjen e hershme, ne shkojmë në kufijtë e shërimit, të fitores mbi të, e shpëtimit të jetës.

Fatkeqësisht procedurat e shoshitjes, të cilat duhet të ishin ndër më rutinoret nuk janë, ndaj mbeten format e kontrollit vetjak të vazhdueshëm me gjakftohtësi, me vëmendje në mënyrë që çdo ndryshim i dyshimtë të kapet në kohën më të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco