‘Të pandehurit si armik’/ Noka: Mjeshtrat e gjyqeve politike, që partinë e kanë edhe gjykatë edhe ‘prekuror’

‘Të pandehurit si armik’/ Noka: Mjeshtrat e gjyqeve politike, që partinë e kanë edhe gjykatë edhe ‘prekuror’

19:15, 24/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e gjyqit politik ndaj Jamarbër Malltezit.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ‘pa prova, pa fakte, vetëm aludime e hamendje nga mjeshtrat e gjyqeve politike, që nuk njohin ligj dhe kushtetutë, por që partinë e kanë edhe gjykatë edhe "prekuror".

Sipas deputetit demokrat, ky është turpi i 2023-shit, një inskenim Ky është turpi i 2023-shit. Inskenim kryekëput i një akuze politike e paraqitur me kornizë juridike.

‘Njësoj me gjyqet e shokut Aranit që i drejtohej të pandehurit si armik. Asgjë s'e ndal PD dhe opozitën ne rrugën e vet për të çrrënjosur këtë regjim kriminal korruptiv’, shkruan Noka.

Postimi i plotë:

Pa prova, pa fakte, vetëm aludime e hamendje nga mjeshtrat e gjyqeve politike, që nuk njohin ligj dhe kushtetutë, por që partinë e kanë edhe gjykatë edhe "prekuror".

Asnjë vendim i marrë për Z. Malltezi.

Akuzohet pse përfitoi dhëndri nga VKM-ja për kthimin e pronave pronarëve, apo nga VKM-ja për përdorimin e letrave me vlerë! Sipas SKAP-it të Partisë, VKM-të dhe ligjet e bëra në kohën që qeveriste PD vlejnë për të gjithë, përveç familjarëve të funksionarëve të PD-së. Ky është turpi i 2023-shit. Inskenim kryekëput i një akuze politike e paraqitur me kornizë juridike. Njësoj me gjyqet e shokut Aranit që i drejtohej të pandehurit si armik.

Asgjë s'e ndal PD dhe opozitën ne rrugën e vet për të çrrënjosur këtë regjim kriminal korruptiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco