A do të ketë protesta? - Berisha: Të gjitha në tryezë! Rama dhe 'skapistët', gjyq reformave të suksesshme të PD

A do të ketë protesta? - Berisha: Të gjitha në tryezë! Rama dhe 'skapistët', gjyq reformave të suksesshme të PD

14:15, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se procesi monstruoz politik që kryeministri Edi Rama ka nxitur kundër tij dhe familjes së tij po synon të godasë reformat e suksesshme të bëra në vitet e qeverisjes së PD-së.  

Pyetjes së një gazetari “a do të ketë protesta?”, Berisha iu përgjigj se “të gjitha janë në tryezë. Rama dhe skapistët po bëjnë gjyqin e reformave të suksesshme të PD-së”.

“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës, të gjitha janë në tryezë, - tha kryetari i PD-së. - Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy "skapistë" dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare!

U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar "dacibaon" e Prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj, sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet, të dyja palët.

Krijojnë narrativa nga më primitivet.... ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro!!!  Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve.  Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë, por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq!”​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco