Avokati: Faji i Berishës është se Malltezi vjen nga një familje e pasur. Turp i madh. Me ligjin e ri përfituan 3 mijë pronarë

Avokati: Faji i Berishës është se Malltezi vjen nga një familje e pasur. Turp i madh. Me ligjin e ri përfituan 3 mijë pronarë

10:25, 24/10/2023
A+ Aa A-

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi tashmë është prapa hekurave pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” pranë Laprakës në Tiranë.

Sipas ish-kryeministrit të kohës kur u realizua ky privatizim, Sali   Berisha çdo veprim i dhëndrit të tij është në përputhje me ligjin dhe e dokumentuar në këtë çështje.

Lidhur me këtë debat, a u favorizua apo ajo nga vjehrri i tij kryeministër Jamarbër Malltezi, në studion e lajmeve në “Ora News”, me gazetaren Lili Saraçi, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se faji i doktor Berishës në këtë çështje është se dhëndrri i tij vjen nga një familje e pasur si ajo Begeja në Tiranë.

“Kjo është një luftë e pastër ndaj pronarëve nga ata që kanë vjedhur tokat që nga viti 1945 kur erdhi komunizmi në Shqipëri. Me ligjin e privatizimeve nuk ka përfituar vetëm Jamarbër Malltezi.

Janë 3 mijë pronarë shqiptarë që kanë përfituar nga ligji për kthimin dhe kompensimin e provane që ka bërë Sali berisha

Ligji i mëparshëm të kthente tokën, por jo objektin, ndërsa ligji i rishikuar e rregulloi këtë ngërç.

Ky diskutim është skandal, është turp. Sepse ai që nuk ka prona e ka të lehtë të flasë në studio. Kjo është turp që u jepet hapësirë televizive.

Ky diskutim nuk duhej të ekzistonte fare në vitin 2023, pasi pronarët kanë të drejtën të gëzojnë pronën e tyre. Ç’është kjo që ndodh sot? Këtu nuk ka fare vepër penale dhe duhet mbyllur ky debat.

Sepse këtu ka çudira të mëdha, flasin sot ata që po vjedhin në mënyrë të frikshme pasuritë e shqiptarëve, dhe ose do të venë të gjithë në burg ose do të merren të pandehur”, u shpreh ndër të tjera, avokati Kujtim Cakrani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco