KAFE SHQETO/ Xhaferri: Vendimi kolegjial nuk është përgjegjësi individuale

KAFE SHQETO/ Xhaferri: Vendimi kolegjial nuk është përgjegjësi individuale

09:40, 24/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO këtë mëngjes ishte kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, i cili ka komentuar sjelljen politike të SPAK me dosjen e ish-kompleksit Partizani.

“Në radhë të parë akoma nuk ka akuza, por vetëm dyshime. S'ka prova. Dhe janë prapë nën hetim pas tre vitesh nën hetim.

E gjithë çështja po shikohet tek një VKM, që qeveria ka marrë për blerjen e pronës me shumicë me letra me vlerë.

Një vendim kolegjial po merret si pergjegjësi individuale. Ne atë dosje 200 faqe duhet të shkojnë 3 kryetarë bashkie, 6 qeveri, sepse të gjithë janë të përfshirë. Të gjithë të shkojnë nën hetim. E jo vetem ai që ka vetëm një VKM. Që ishte një premtim elektoral.

Këtu duan ta ndërtojnë siç duan. Dhe këtu vijnë falangat mediatike. Ai njeri ka investuar aty. Siç e ka bërë çdo familje e madhe, njëri merrej me procedurat. Nuk është e SPAK kjo çështje, por e gjykatës administrative nëse ka diçka”, tha Xhaferri.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco