Denoncimi i fortë i Berishës/ SPAK dhe policia inskenuan arrestimin e Belerit dhe paguan simulantin 7 milionë lek nga fondi sekret

00:44, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SYRI TV, ku është diskutuar për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, ka folur edhe për çështjen ‘Beleri’.

Berisha ka publikuar një fakt të rëndë, që tregon se si Policia e Shtetit dhe SPAK kanë inskenuar arrestimin e Fredi Belerit.

Berisha ka denoncuar në studion e Pekës inskenimin që çoi në burg Belerin, pa prova, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

‘’Rama po degradon në shkallë ekstreme organin e akuzës, SKAP-in. Unë dua të informoj shqiptarët sonte për disa të vërteta lidhur me problemin e Belerit. ‘Zoti Berisha dua t’u njoftoj se personi që është përdorur nga Policia e Shtetit për të kryer veprimin stimulues ndaj tij (Belerit), të aktit korruptiv ndaj Fredi Blerit është paguar me 700 mijë lek (7-milionë lek të vjetra). Pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit të SPAK, për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 111 të vitit 2023, në ngarkim të Belerit… dhe ky person quhet Arsen Rama. Është kryer një skandal nga drejtuesit vendorë dhe qendrorë të policisë. Drejtori i Vlorës, Ermal Muçaj dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për administrimin e fondit sekret. Shtetasi Arsen Rama është trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marrë këtë shpërblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policisë sipas një procedure, e cila është klasifikuar sekret shtetëror. Dëshmia e tij para gjykatës është e pavlefshme dhe kjo provë duhet të deklarohet e papërdorshme. Ka dy mënyra për t’u njohur me këtë praktikë shpërblimi të klasifikuar si sekret shtetëror. Disponimi nga gjykata me kërkesë të mbrojtjes sipas parashikimit të dispozitave të kodit të procedurëa penale, njëra, tjetra nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar në përbërje të të cilit duhet të ketë deputetë të pajisur me çertifikatën e sigurisë. Mënyra se si ka vepruar burimi konfidencia i policisë, duke e provokuar ai vetë aktin korruptiv, dhe shpërblimi prej 7 milionë lekësh i provokatorit që ka marrë nga plicia, e bën të pavlefshme dëshminë e tij para gjykatës. Në paragrafin 3 të nenit 294 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet stimuluese parashikohen se, nuk duhet provokuar një akt kriminal duke shtyrë një person të kryejë një krim të cilin nuk do ta kishte krye po të mos ishte ndërhyrjë e policisë (provokatori). Ky vërtetohet si provokim dhe rezultati nuk mund të përdoret. Ky është Edi Rama. Ai qëndron pas këtij kurthi që na fut në konflikt me një fqinj’’, - u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco