Analisti: Jamarbër Malltezi nuk është pyetur ende. SPAK ka hyrë në politikë kundër opozitës

Analisti: Jamarbër Malltezi nuk është pyetur ende. SPAK ka hyrë në politikë kundër opozitës

23:26, 23/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha thotë se Jamarbër Malltezi, i cili po mbahet i arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’, nuk është pyetur ende dhe sipas tij kjo ngre hije dyshimi mbi këtë hetim.

I ftuar në Opinion, Hoxha veçon dy aspekte të kësaj historie të arrestimit të dhëndrit të kryedemokratit Sali Berisha.

“Është një detaj që ne lexojmë vetëm aktin e Prokurorisë. Por Jamarbër Malltezi nuk është pyetur. Duhet të kemi pak durim të dëgjojmë dhe palën tjetër. Në qoftë se tjetri që dyshohet nuk është i dhënë mundësi të shprehet, arsyetimi i çdo njeriu bazuar te njëra palë do ishte i deformuar. Nuk duhet të futemi në analiza ku patjetër duhet të dëgjojmë dhe palën tjetër.

E vetmja që është lëvruar mirë në gjithë këtë histori janë 2:

1-Pse nuk shkon prokuroria në Kuvend por shkon në gjykatë drejtpërdrejt? Kjo është temë e madhe kushtetuese. Imuniteti nuk i takon deputetit, është privilegj i kuvendit.

2-Ajo që është thelbi i çështjes, është që kryeministri i vendit nga prokuroria ka dyshime të arsyeshme që ky një serial ndryshimesh ligjore që lidhen me një nga temat më të rëndësishme të programit politik të asaj partie, gjithë këtë aksion të madh e bëjnë sikur e gjitha kjo është bërë për të favorizuar vezën e vogël. Unë këtë s’e besoj as për Berishën, as për Ramën, as Metën që një paketë të tërë ligjore, nuk e besoj dot që Kryeministri i Shqipërisë që të bëjë paketa normative të këtyre përmasave për të favorizuar një familjar”.

Sipas Artan Hoxhës, me vendimin për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, SPAK-u dhe GJKKO kanë hyrë në politikë.

“Gjithçka tjetër tregon që nuk është gjë vetëm për të nxjerrë Sali Berishën fajtor. Tjetra është si nuk janë thirrur njëherë dhe Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Në këndvështrimin e prokurorisë që në origjinë të çështjes, këta të dy janë fajtorë. SPAK-u me gjykatën na kanë treguar edhe njëherë që janë një organizim që kanë hyrë fort në politikë kundër opozitës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco