Boçi: SPAK duhet të arrestonte Ramën për presion dhe jo të sajonte akuza me supozime për Berishën

Boçi: SPAK duhet të arrestonte Ramën për presion dhe jo të sajonte akuza me supozime për Berishën

11:05, 23/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për akuzat qesharake që SPAK ka ngritur ndaj kreut të PD, Sali  Berisha.

Nga Luçiano Boçi

SPAK, ndër akuzat qesharake të fantazuara ndaj Sali Berishës, supozon pa asnjë fakt konkret se ai ka ushtruar presion ne pozicionin e kryeministrit për shpejtimin e procedurave të privatizimit të Klubit Partizani.

Ky supozim gjithmonë supozim, pa fakte, është shndërruar në akuzë!!!!????

E çuditshme!

Po vetë SPAK që ka qenë nën presion permanent nga RAMA në funksionin e kryeministrit.

Me fakte, deklarata kudo madje dhe ne Asamblenë e PS.

SPAK me logjikën e tij “të shëndoshë”, jo me supozime, por me fakte duhet të arrestojë për presion për shkak të detyrës EDVIN RAMËN.

E jo mqs ky i bën presion hapur të ngrejë akuza false për presion të supozuar.

Mjafton ky fakt i thjeshtë për të rrëzuar akuzat e SPAK.

Për të mos folur për trafikun e interesave e favorizimet që Rama i ka bërë me ligje të posaçme e pa ligje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco