Prokurorja Enkeleda Millonai me shkelje të rënda, vetingun e kaloi prej motrës së Belinda Ballukut

Prokurorja Enkeleda Millonai me shkelje të rënda, vetingun e kaloi prej motrës së Belinda Ballukut

23:10, 21/10/2023
A+ Aa A-

Prokurorja e Elbasanit, Enkeleda Millonai, njohu një rritje të rrufeshme në karrierë që kur mori emërimin e parë nga Arta Marku.

E përfolur si lidhje e Taulant Ballës, ajo u emërua fillimisht në krye të prokurorisë së Elbasanit, nga Arta Marku, e cila u zgjodh në mënyrë skandaloze në krye të Prokurorisë së Përgjithshme me 69 vota.

Megjithatë, akoma më skandaloz ishte kalimi i vetingut nga ana e Millonait.

Kjo e fundit u hetua dhe më pas u konfirmua në detyrë nga një trupë gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko, e cila është motra e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministres së qeverisë Rama.

Ndaj Millonait ishin bërë 8 denoncime, por ato u rrëzuan nga motra e Ballukut.

Një nga denoncimet ishte për falsifikim dokumentesh ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, hetimin e të cilës Millonai e kishte pushuar.

Relatori tha se Millonai kishte shkelur Kodin e Procedurës Penale pasi në vendimin e pushimit referonte se ankimi duhej të bëhej në Gjykatën e Elbasanit, ku punonte edhe gjykatësja e denoncuar.

Pushimi i çështjes është përmendur në emisionin Stop në Tv Klan, duke përmendur edhe procesin e vetingut për prokurorët dhe gjykatësit.

Ndërkohë para disa kohësh, Arben Cara, burri i gjyqtares Mimoza Margjeka kallëzoi penalisht prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai duke e akuzuar për shpërdorim detyre, fillimin i paligjshëm i ndjekjes penale dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ai tha se prokurorja ka fshehur përgjimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco