Berisha: I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi. Kishin frikë nga përgjigjet e tij

Berisha: I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi. Kishin frikë nga përgjigjet e tij

22:55, 21/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot në konferencën urgjente për shtyp se i vetmi që nuk është marrë në pyetje, ishte Jamarbër Malltezi.

“Kjo çështje ka tre vite që hetohet.

Për dijeni, janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi.

Sepse nuk gjenin dot për t’i bërë një pyetje. Kishin frikë nga përgjigjet. Ishin shkatërruese, shterruese përgjigjet e tij. Sepse kishte zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.

Vepruan duke thënë se kjo sipërfaqe nuk ishte... dmth injorancë, privatizohen objektet, toka i kthehet pronari. Ligjet e Shqipërisë i kthejnë tokën të zotin. Ai ligj është për fat i vitit 2004...

...Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën.

Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë.

Por në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj.

Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe...

...Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it.

Çdo gjë, çdo metër katror e ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur, është e dokumentuar.

Nuk jam unë tani që të hyj në... por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, për çdo qindarkë është paguar taksa. Çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë.

Është ndërtimi më i pastër, më transparent,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco