Berisha: Thjeshtër Xhillari ka fituar dhjetëra tendera, baxhanaku i Ramës ka marrë 100 tendera! Beteja do jetë pa kthim

Berisha: Thjeshtër Xhillari ka fituar dhjetëra tendera, baxhanaku i Ramës ka marrë 100 tendera! Beteja do jetë pa kthim

22:32, 21/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar thjeshtrën e Edi Ramës, vajzën e Lindra Ramës, Rea Xhillarin se ka fituar dhjetëra tendera. Gjithashtu sipas Berishës, edhe baxhanaku i Ramës ka fituar mbi 100 tendera.  

‘Popullit demokrat unë i them që të vazhdojë betejën që nisëm dje, pa kthim.

Kjo që ndodhi sot, është një dëshmi e drejtësisë së vendimit të marrë për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë.

Kjo është një motivim plus.

Kjo shënon vendosjen haptas të diktaturës, burgosjen politike.

Sot, Jamarbër Malltezi është i ndaluar për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës.

Dhe ju do e shihni këtë, do e faktoj këtë.

Për të arritur këtu, mashtrues, falsifikatorë, kanë fshehur dokumentet para gjykatës, kanë gënjyer para gjykatës.

Dhe unë i kam denoncuar këtu para jush.

...Nuk ka asgjë personale këtu, por nëse Edi Rama pasi i numërova atij të gjitha akuzat, pasi nisa betejën dje për 6 komisione hetimore të bllokuara, që të gjitha kanë Edi Ramën në epiqendër.

Çfarë deklarova unë në parlament?

Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, nen për nen me akuzat që i janë bërë atij.

Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është i inkriminuar dhe i korruptuar në aferën e djegësave, në portin e Durrësit, në sterilizimet, në koncesionet e shëndetësisë, në dhjetëra afera të tjera.

Çfarë deklarova unë në parlament? Familjarët e Edi Ramës janë si Olta Xhaçka.

A e di ti se thjeshtër Xhillari ka me dhjetëra tendera të fituara?

A e dini se ligji i konfliktit të interesit thotë: familje e ngushtë janë, burri, gruaja, bashkëjetuesi, bashkëjetuesja, fëmijët e tyre. Pra, ligji barazon thjeshtrën me Gregun.

Ke dëgjuar sa tendera ka fituar kompania I Riu, direkt dhe nëndirekt? Ka fituar tendera si kontraktor dhe nënkontraktor.

Ka fituar mbi 100 tendera Fangu i Lindës, baxhanaku i Edit.

Pra, Edi Rama e kuptoi.

Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm.

Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit.

Për të mos thënë staliti sipër, etj. Etj.

Pa lërë pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë.

Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërhstim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme.

Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama... pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama.

Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë.

Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama.

Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim.

Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera’, tha gjatë konferencës për mediat, kryetrari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco