Kamikazi i Ramës/ Arben Kraja ish-kandidat i PPSH në vitin 1991

Kamikazi i Ramës/ Arben Kraja ish-kandidat i PPSH në vitin 1991

22:21, 21/10/2023
A+ Aa A-

Kamikazi, prokurori politik i Edi Ramës, Arben Kraja ka një të shkuar prej hetuesi diktature, por jo vetëm kaq. Ai ka qenë edhe kandidat i PPSH-së në vitin 1991 për deputet.

E shkuara si hetues gjatë diktaturës e Arben Kraja ka vënë në diskutim integritetin e strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe reformës në drejtësi.

Ajo ka nxjerrë në pah cektësinë e vlerave morale me të cilat u krye procesi i kualifikimit të anëtarëve të sistemit të ri të drejtësisë dhe mangësitë institucioneve për të verifikuar figurën e zyrtarëve 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Ish-drejtuesi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) Agron Tufa denoncoi faktin se gjatë fundit të regjimit diktatorial, Zoti Kraja, i zgjedhur kryetar i SPAK, kishte marrë pjesë si hetues në procese gjyqësore politike.

Një vit më parë, Tufa kishte ngritur me shqetësim mungesën e kritereve përjashtuese nga sistemi i drejtësisë të ish-prokurorëve, ish-gjyqtarëve apo dhe ish-hetuesve të diktaturës, të cilët asokohe ishin pjesë e strukturave që shtypnin liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Tridhjetë vite pas rrëzimit të diktaturës, një ish-zyrtar i strukturave të saj, drejton strukturën që propagandohet se do ta nxjerrë vendin nga tranzicioni duke hetuar në nivele të larta krimin dhe korrupsionin.

Tridhjetë vite pas rrëzimit të diktaturës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave janë ish-ministra të atij regjimi.

Tridhjetë vite pas rrëzimit të diktaturës antikomunistët vazhdohet të persekutohen. Ish-Drejtuesi i ISKK-së, Zoti Tufa është në Zvicër si azilkërkues pas kërcënimeve për shkak të detyrës dhe advokimit publik për rishikim të historisë, vlerësim të pasojave dhe dënimit të krimeve që u kryen nga diktatura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco