Berisha: Rama tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë

Berisha: Rama tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë

22:16, 21/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për median u shpreh se, Edi Rama vendosi diktaturën. Berisha theksoi se, të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë

‘Këto akuza janë të mirëfillta politike.

Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij.

Është pjesë e kauzës time kjo betejë.

Ai tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time.

Kudo!

Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë.

Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter.

Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime.

Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën.

Nuk kanë kapur dot asgjë.

Po t’i pyesësh tani, thonë se vazhdojnë hetimet. Por nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit.

Përsa i përket burimit të parave të mia, ato janë të qarta, transparente si drita e diellit.

Por kjo është bërë me porosi të plotë të Edi Ramës, me insistim të plotë të Edi Ramës. Në fakt, ndonjëherë e angazhuar edhe Linda Rama në këtë proces.

Por unë merrem me Edin, nuk merrem me gratë.

...Tjetër është Taulanti, ju ka dalë para jush. Ai shkon me Engjëll Agaçin, marrin në arkivat e Firences një dekret të mëkëmbësit Jakomoni, ku thuhet se pesë familje janë shpërblyer për tokën e marrë për aeroportin e Tiranës. Mirëpo në ato familje, nuk kishte asnjë pronare të terrenit sportiv të Partizanit. Ishin një kilometër larg.

Çdo prokuror, po të kishte minimumin e karakterit, Taulant Ballën e dënonte për kallëzim të rremë. Kur Jamarbër Malltezi e paditi në SPAK për kallëzim të rremë, SKAP-i i partisë tha se e kemi në hetim çështjen.

Sot, ata nuk kanë nxjerrë asnjë element të vetëm në procesin e privatizimit. Ajo ka gënjyer, me nënkuptim me atë që i ka thënë gjykatës para 4 muajsh se ky terren nuk ka pasur ndërtime.

Por ka treguar injorancën dhe keqdashje. Aty ku nuk ka ndërtime, ka kthim prone. Toka që u kthehet pronarëve, quhet kthim toke, jo privatizim.

Privatizim quhet shitja e objekteve të ndërtuara mbi tokën e privatit.

Procesi me këtë zonjë vazhdon. Kjo ka abuzuar me detyrën në mënyrën më të paskrupullt.’ tha Sali Berisha në konferencë për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco