Berisha: Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Ajo po mbron sivëllain e vet biologjik, Taulant Ballën

Berisha: Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Ajo po mbron sivëllain e vet biologjik, Taulant Ballën

21:49, 21/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij nga selia blu, është shprehur se Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai.

Berisha u shpreh se, ajo po mbron Taulant Ballën sivëllain e saj biologjik.

‘Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian.

E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.

E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.

Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.

Ky proces do vazhdojë, sigurisht’, tha në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco