Jamarbër Malltezi u ndalua vetëm tre orë pasi kishte bërë një tjetër denoncim për mega-aferën e inceneratorëve.
Malltezi postoi një video, ku duket mali i plehrave në Sharrë.
Ndërkohë, inceneratori nuk ekziston, edhe pse të paktën 128 milionë euro janë zhdukur.
“Vjedhin 128 milionë € për inceneratorin dhe nuk ka fare. Paratë shkuan për Rama-Veliaj-Agaçi dhe dhjetëra sekserë e gazetarë nga mjero tek bolino,” shkruan ai.
Nuk është çudi, që pikërisht këta gazetarë e dhanë të parët lajmin ‘ekskluziv’ për ndalimin e tij.
© SYRI.net