Frika e Ramës/ SPAK vepron pas bashkimit të opozitës në Kuvend, ndalon denoncuesin e mega-aferës së inceneratorëve

Frika e Ramës/ SPAK vepron pas bashkimit të opozitës në Kuvend, ndalon denoncuesin e mega-aferës së inceneratorëve

20:52, 21/10/2023
A+ Aa A-

Sot duhej të ishte një ditë kur duhej të flitej masivisht për mega-aferën e inceneratorëve.

Kjo për shkak se 100 milionë euro të dyshimta synojnë të pompohen në këtë mega-aferë.

Të amnistuarit e mëdhenj të kësaj historie, Edi Rama dhe Erion Veliaj vazhdojnë të jenë të lirë, edhe pse janë pronarët e vërtetë të një kompanie që po realizon vjedhjen e shekullit në Shqipëri.

Por pikërisht në këtë ditë, policia vendosi të ndalojë një nga denoncuesit më të hershëm dhe më të zëshëm të aferës së inceneratorëve.

Me urdhër të prokurorisë politike, Jamabër Malltezi u ndalua në aeroportin e Rinasit, teksa priste bashkëshorten e tij.

Por akoma më e rëndë është kjo ngjarje pasi ajo vjen pikërisht në kohën kur opozita ka nisur rezistencën ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Frika e Edi Ramës nga bashkimi i opozitës në Kuvend, dhe sinjalet që janë dhënë se qëndresa do jetë e fortë, sollën edhe këtë urdhër politik.

Mjafton fakti se Malltezi u ndalua edhe pse nuk ishte marrë ndonjëherë në pyetje, për të kuptuar se si vepron politikisht prokuroria e posaçme.

Pastaj nëse dikush mund të ketë dyshime, mjafton të shohë se si një ish-prokuror i diktaturës, i denoncuar publikisht nga organet përkatëse si hetues i komunizmit, vendos të përndjekë opozitën, por edhe ish-pronarët.

Pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë kur ky prokuror bënte ligjin e partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco