Deputeti fans i Ramës dhe Veliajt sulmon opozitën

Deputeti fans i Ramës dhe Veliajt sulmon opozitën

18:56, 19/10/2023
A+ Aa A-

Arbi Agalliu, fansi i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një nga deputetet e pakët të Lulzim Bashës, ka kritikuar kolegët demokratë, të cilët sot bllokuan Kuvendin dhe nuk lejuan që të zhvillohej seanca.

Me anë të një postimi në Facebook, Agalliu thotë se ‘dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023’ dhe se ‘opozita e ka vendin në në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon’.

Sipas fansit të Ramës dhe Veliajt, nga kjo sjellje e Berishë përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

Postimi i plotë:

Dhuna dhe bojkoti nuk mund të jenë alternativë për shqiptarët në vitin 2023.

Bojkoti i institucioneve dhe bllokimi i aktivitetit parlamentar nuk është ajo çfarë shqiptarët presin.

Opozita e ka vendin në parlament, në komisionet parlamentare dhe kudo ku ligji dhe kushtetuta lejon.

Demokracia shqiptare është goditur sa herë ka patur bojkot dhe bllokim.

Ajo që i duhet Shqipërisë sot nuk është bojkoti por fryma dhe alternativa.

Fryma krijohet kur je i ndershëm dhe me moral në aksionin politik. Fatkeqësisht, nuk mund të luftosh korrupsionin me njerëz të korruptuar.

Aq më tepër të pretendosh dhe të kërkosh me dhunë të të pranojë një popull i tërë, i cili të refuzon me votë në mënyrë të vazhdueshme.

Nga kjo sjellje e Berishës dhe deputetëve të tij përfiton vetëm Edi Rama dhe qeveria e korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco