‘Frika prej protestave’ Vasili: Skandali! Rilindasit rrëzojnë  Vendimin e Gjykates Kushtetuese për Tubimet!

‘Frika prej protestave’ Vasili: Skandali! Rilindasit rrëzojnë Vendimin e Gjykates Kushtetuese për Tubimet!

13:44, 18/10/2023
A+ Aa A-

Në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar skandalin e radhës të Rilindasve.

Vasili u shpreh se Rilindasit në Kuvend kanë rrëzuar sot Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet.

Deputeti i PL-së shtoi më tej se Rilindasit rrëzuan këtë Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

SKANDALI! Rilindasit ne Kuvend rrezuan sot Vendimin e Gjykates Kushtetuese për Tubimet!
Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurise rrezuan sot de jure dhe de facto Gjykaten Kushtetuese.
Kuvendi humbi sot shansin e madh qe te hiqte sot damken e zeze te turpit nga fytyra e tij permes nje votim sa antikushtetues aq edhe idiot.

Dhe kane kurajo keta te paturp e flasin per Reforme ne drejtesi Rama dhe rilindasit, nderkohe qe guxojne e rrezojne edhe Vendimin Gjykaten Kushtetuese per Tubimet.
Rrezimi sot i Projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Tubimet” është prova e banditizmit të rilindasve, që kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi rilindas si kurrë herë më parë ka guxuar të rrezoje edhe zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.
Banda e Edi Ramës, që ka zaptuar parlamentin po sillen si vandalë politikë, shkatërrimtarë e shkallmues të intitucionit të kuvendit.

Kuvendi duhet të kishte ndryshuar që një vit e gjysem më parë Kodin Penal sipas Vendimit të Kushtetueses që e urdhëronte këtë.
Projektligji kerkonte heqjen e detyrimit per te marre leje per tubimet, por sipas Kushtetueses mjaftonte vetem informimi per zhvillimi i tyre.

Qellimi i vetem i rilindasve eshte te shantazhojne qytetaret qe duan te protestojne permes proceseve gjyqesore dhe procedimeve te paligjshme penale.
Në përgjigje të bllokimit të qëllimshëm nga Kuvendi deputetët e Partisë së Lirisë paraqitën projektligjin, që qëndroi i bllokuar me muaj të tërë dhe sot u rrezuan nga Komisionet Parlamentare rilindase.

Banditët e Edi Ramës qe nga njera ane votojnë me vrap çdo lloj hajduterie, qe nga Porti i Durrësit, Koncesionet, prishjen e Teatrit, nga ana tjeter rrezojne Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bllokojnë në mënyrë mafioze duke e shndërruar Kuvendin nga Institucion në paçavure rilindase.
Kjo është fytyra e banditizmit politik të shkallmuesve të Edi Ramës në Kuvendin e Shqiperise.
 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco