SPAK i bën kërkesë Zuckerbergut që të mbyllet adresa në Faceboook e Arben Ahmetajt

SPAK i bën kërkesë Zuckerbergut që të mbyllet adresa në Faceboook e Arben Ahmetajt

17:47, 17/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, ashtu siç ndodh rëndom me dosjen e Arben Ahmetajt, mediat që kanë marrë më shumë financime nga inceneratorët, publikuan një lajm ekskluziv.

Sipas tyre, SPAK ka kërkuar nga META, kompania mëmë e rrjetit social Facebook, ndihmë për të zbuluar se nga poston Arben Ahmetaj.

Për disa, ky lajm ishte qesharak, pasi vetë kreu i SPAK, Altin Dumani u pati thënë gazetarëve se ata kanë informacion se si ka lëvizur Ahmetaj.

Po ashtu, mësohet se ata kanë bërë edhe kërkesë në vendin ku gjendet Ahmetaj.

SPAK ka të dhënat për telefonin dhe nuk ka pse bën gjurmimet përmes Facebook.

Por qëllimi real duket se është mbyllja e llogarisë së Ahmetajt në FB, tani që ai ka nisur të flasë dhe të denoncojë 'kokat'.

A do 'bindet' Mark Zuckerberg nga kërkesa e Altin Dumanit?

Nuk dihet, por fakt është se edhe liderëve të Hamasit nuk iu janë mbyllur llogaritë në median sociale...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco