Presidenti francez Macron pritet nga homologu shqiptar Begaj, ceremonia në Presidencë

Presidenti francez Macron pritet nga homologu shqiptar Begaj, ceremonia në Presidencë

08:36, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka ardhur për një vizitë zyrtare në Tiranë, është pritur mëngjesin e sotëm në Presidencë nga homologu i tij shqiptar, presidenti Bajram Begaj.

Ceremonia shtetërore u zhvillua nën një shi të lehtë që nisi këtë mëngjes në Tiranë. Më tej, Presidenti i Francës, i shoqëruar nga Begaj, hyri në Presiencë duke lënë fillimisht nj shënim në librin e të ftuarve. Të dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Pas këtij takimi, Presidenti i Francës do të takohet në orën 10:30 me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të nënshkruajë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat.

Macron do të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit bashkë me liderët e tjerë europianë, samit që u mbajt dje më 16 tetor, por ai e shtyu për disa orë ardhjen e tij dhe nuk mori dot pjesë në bisedime për shkak të alarmit të ngritur në Francë dhe masave që po merren kundër terrorizmit.

Presidenti i Francës mbërriti pasdite dhe e nisi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, të parën e një presidenti të Francës, duke i dorëzuar shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Në një fjalim të gjatë që përshkruante romanet e ndryshme të Kadaresë gjatë gjithë karrierës së tij shkrimtare dhe sesi ai i kishte rezistuar qeverisë komuniste të Shqipërisë, Macron ia dha titullin “për veprat e tij, guximin e tij për t'u ngritur kundër një sistemi diktatorial ... dhe një mbrojtës i lirisë, një i madh shkrimtar i njerëzimit.”

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco