Scholz vjen me avionin ushtarak/ Mungon Meloni, Macron dhe Vucic

Scholz vjen me avionin ushtarak/ Mungon Meloni, Macron dhe Vucic

11:36, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishte i fundit që mbërriti në ceremoninë e pritjes të organizuar nga kryeministri Edi Rama me rastin e samitit të Procesit të Berlinit.

Scholz erdhi në Tiranë me një nga avionët e flotës gri, që do të thotë avionë ushtarakë.

Rama i priti liderët e BE dhe rajonit përpara kryeministrisë.

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri,  Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco