Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret liderët, takim i akullt mes tij dhe Kurtit

Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama pret liderët, takim i akullt mes tij dhe Kurtit

11:24, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Kurti është pritur nga homologu i tij, kryeministri Rama me të cilën patën dhe një shtrëngim duarsh.

Megjithatë, ra në sy se takimi ishte i akullt.

Ndërkohë, Rama u tregua shumë i dashur dhe përqafoi disa nga liderët e BE-së. Edhe takimi i tij me Dritan Abazoviç ishte shumë i përzemërt.

Më herët, në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë ku mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky samit është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri. Punimet e samitit zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco