Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, Vasili: Rama, asnjë ngjashmëri me kriteret e BE

09:54, 16/10/2023
A+ Aa A-

Në Tiranë, sot mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritet të shpaloset gjatë punimeve të samitit në Tiranë të Shqipërisë.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i cili u shpreh se shtetet e Bashkimit Europian e dinë mjaft mirë që sot Shqipëria nuk ulet si një partner i besueshëm sepse ka një kryeministër që nuk e garanton këtë gjë

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Çfarë lloj partneri ka Europa sot përballë kryeministrit Rama?

Vasili: Padyshim që për riaktivizimi me këtë ritëm i proçsit të Berlimit është një lajm i mirë për Balkanin dhe absolutisht edhe për Shqipërinë.

Pra është një lajm i mirë për një Shqipëri që do të vijë pasi kjo aktualja, pra Shqipëria qeveritare e Edi Ramës besoj është e qartë për këdo, edhe për Europianët vetë pavarësisht etikës së tyre të komunikimit.

Është e qartë që sot Shqipëria nuk ulet si një partner i besueshëm sepse ka një kryeministër që nuk e garanton këtë gjë. Besoj që në këtë taviolinë është një partner (nëse mund të quhet kështu Edi Rama) që e ka të pamundur të afrojë qoftë edhe një parametër, një indikator të funksionimit të shtetit i cii ka diçka të ngjashme me ato parime me të cilat BE funksionon.

 Në vijimësinë e tij që nga viti 2014 e deri më sot që është 2023 kur proçesi ka filluar, Shqipëria ka qenë normalisht nga një vend me probleme si çdo vend tjetër, probeme që duhet të trajtoheshin me thellësi, sot është një vend që ka rrëshqitur duke kthyer në një vend kritik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco