Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Rama nesër në tavolinën e Procesit të Berlinit si sekser dhe trafikues i Open Balkan!

Rama nesër në tavolinën e Procesit të Berlinit si sekser dhe trafikues i Open Balkan!

12:03, 15/10/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Tam tamet rilindase të Edi Ramës po përpiqen dëshpërimisht të zhurmojnë sa munden me gjoja detaje organizative e broçkulla të tjera të këtij lloji për Sumitin e nesërm të Procesit të Berlinit.

Por askush nga në nuk ka harruar se vetëm pak muaj më parë në nëntor të vitit 2022 në Shkup Rama deklarohej hapur kundër Procesit të Berlinit dhe pro Open Balkan duke thënë:

"Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë  për dore të tjerët.”- tha Rama.

Ndërsa nesër ne Sumitin e Procesit te Berlinit Edi Rama ulët në tavolinë si trafikuesi dhe sekseri i Open Balkan, procesit me malinj e diametralisht të kundërt me procesin e Berlinit.

Open Balkan përvec ndarjes, përçarjes, konfliktit dhe vasalizimit ndaj Serbisë nuk solli asgje tjetër.

Sabotimi i Procesit te Berlinit ishte misioni i vetëm i Edi Ramës, që detyroi kancelaren Merkel të mbante qëndrime të prera dhe parimore, që rikthyen procesin në shinat e Procesit të Berlinit.

Sot e kesaj dite Open Ballkan është në fuqi.

Serbia e Open Balkanit në vënd të paqes ka treguar një fytyrë edhe më agresive, provokuese e shoviniste se më parë kundër Kosovës duke krijuar tension në të gjithë Rajonin.

Koha i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit që e denoncoi Open Balkan si projekt ruso-serb, e refuzoi prerë dhe i qëndroi besnik Procesit të Belinit.

Edi Rama ka bërë vetëm një deklaratë mediatike për gjoja misionin e kapëcyer të Open Balkan ndërkohë që ka qënë dhe mbetet promovuesi i përveluar i kësaj nisme serbo ruse.

Por të gjitha aktet zyrtare shtetërore të Open Balkan janë në fuqi dhe nuk janë shfuqizuar, me qëllimin e mbrapshtë, për tu përdorur në mënyrë të pabesë sa herë që tu krijohet hapësira për të ringjallur kufomën e Open Balkan.

Edi Rama nuk guxoi as ti shfuqizonte këto marrëveshje shtetëtore të Open Balkan si provë mirëbesimi përpara uljes nesër në taviolinën e Procesit të Berlinit.

Nesër do të shohim po të njëjtën fytyrë prej çingije të Edi Ramës, që do spërdridhet përpara liderave të Europës, do te shpërveshë buzet në buzëqeshje të shtira dhe do të shtrije krahët në përqafime e shtrëngime idiote provinciale.

Imoralitet përtej çdo kufiri ky i Edi Ramës, që brohoret sot  për organizimin nesër në Tiranë të Sumitit të Procesi i Berlinit, por që gjithsesi do të jetë në tavolinë si sekseri dhe trafikuesi i Open Balkan!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco