Salianji: Rama nuk foli për Kosovën, por mbrojti qëndrimin e tij

12:42, 12/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu drejtua kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit mbajti fjalën e tij në Kuvend, në lidhje me rezolutën për Kosovën dhe ngjarjeve të ndodhura në Veri.

Salianji u shpreh se Rama, gjatë fjalës së tij, nuk përmendi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, por ‘armiqësinë’ me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Salianji: E dëgjuat gjatë gjithë kohës sesi kryeminsitri foli për mocion, por nuk prezantoi mocion. Ia u kërkova në fillim të seancës, që është vendosur bashkimi i interpelancës dhe mocionit për debat, duhet të bëhej prezantimi i kërkesës nga ana jonë dhe më pas të vazhdonte debati. Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe unë nuk jam te ata që mendojnë se kryeministri është debatues i dobët apo ka frikë nga fjala, por është mësuar dhe i është bërë ves, që ta ketë të trukuar debatin.

E patë sesi kryeministri nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. E patë sesi në një 1 orë e gjysmë sesi kryeministri nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë, por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën. E patë sesi në fund thotë një të pavërtetë të madhe, Edi Rama u detyrua bashkë me PS të pranojë kërkesën tonë, për të miratuar rezolutën ashtu siç ne e paraqitëm. Fjalimi i tij i sotëm, ishte një fjalim kundër kësaj rezolute, që po ju, të nderuar kolegë do të votonit. Një fjalë kundër rezolutës, që gjasmë është dakordësuar nga Partia Socialiste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco