Përfundon seanca për Belerin/ Kërkohet pavlefshmëria e të gjitha akteve

Përfundon seanca për Belerin/ Kërkohet pavlefshmëria e të gjitha akteve

10:22, 12/10/2023
A+ Aa A-

Përfundon seanca  e parë për Fredi Belerin. Seanca e radhës më datë 17 ora 13:00.

Avokatët e tij kërkuan dorëheqjen e një prëj anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.

Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco