Muzhaqi: Izraeli mund të përdorë politika genocidale në Gaza

20:30, 11/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e mbrëmes në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të komentuar luftimet që po ndodhin mes Izraelit dhe Hamasit ishte eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi.

Muzhaqi është shprehur se do të ketë një përgjigje të dhunshme nga Izraeli dhe që të arrijë që të rivendosë gjithçka që Izraeli humbi nga sulmi i Hamasit ku më i rëndi ishte prestigji i Izraelit.

"E vetmja gjë e qartë që ballafaqohemi është përgjigjja e pakompromistë e faktorëve politik të Izraelit ndaj sulmit që bëri Hamasi dhe që ishte një nga më të rëndët që ka përjetuar shteti i izraelit dhe një nga më të suksesshmit që ka përjetuar Hamasi

E qartë është se do të ketë një përgjigje të dhunshme dhe që të arrijë që të rivendosë gjithçka që Izraeli humbi nga sulmi i Hamasit ku më i rëndi ishte prestigji i Izraelit.

Mendoj qe do të ishte e nxituar që të japim mendime për diçka tjetër përveç kësaj, aktorët në rajon janë po ata që janë dhe nuk është se nuk njihen grupet po puna është se si do të ndërthuren këto grupe.

Është e vështirë të thuhet se do të vazhdohet me një politikë gjenocidiane me një politikë të përzënies dhe e cial është motoja e partive të së djathtës në pushtet ku përfaqësohet me të djathin si partia e Netanyahut ndërsa ekuivalenti i saj është Hamasi në Palestinë ku duan që të mos ekzistojë si shtet Izraeli. Pavarësisht demokracisë vitale që ka Izraeli ishte në prag të luftës civile për shkak të përplasjeve mes politikës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco